“Pasardhësi” i themeluesit të Ferizajt kërkon t’i ndryshohet emri qytetit

Remzi Esati, që pretendon se është pasardhës i Feriz Beut, që njihet ndryshe si themelues i Ferizajt, po dëshiron që këtij qyteti t’i ndërrohet emri e t’i bëhet ‘Feriz Beu’.

70-vjeçari që posedon dokumente të kushëririt që vdiq në vitin 1912, ka një kërkesë direkte ndaj pushtetit lokal për pronat që kushëriri ua la trashëgim.

“Trashëgiminë e Feriz Beut, me sjellë në sallë të kuvendit edhe me na e kthy trashëgiminë ashtu sicçështë e cekur në tapi e në gjithë dokumentet që unë i ruaj tash e disa vjet”, tha ai.

Ndërkohë, nga Komuna e Ferizajt i thanë Klanit se personi në fjalë duhet të plotësojë peticion me nënshkrime të qytetarëve e tek pastaj i njëjti të dërgohet në Kuvend Komunal për procedura të mëtejme.