Përplasje mes dy hoxhallarëve për varret në oborrin e xhamisë në Mitrovicë

Imamët Rexhep Lushta dhe Osman Musliu kanë debatuar mbi mundësinë e zhvendosjes së varrezave të vjetra nga oborri në xhamisë “Haxhi Veseli” në Mitrovicë.

“Edhe nëse komuna iu ka dhënë leje, është gabim. Ju hoxhallarët e keni një mentalitet t’i hiqni varret. Jeni të shkolluar në shkolla në Arabi Saudite…Sikur të ishte babai im aty nuk do ta hiqnit”, ka thënë hoxha Musliu të mërkurën në “Konfront” të KTV-së.

Ndërsa, imami i BIK-ut në Mitrovicë, Rexhep Lushta, ka thënë se Musliu po flet me inati, duke shtuar se varret s’po pengojnë, por “nëse duam t’i nderojmë, duhet t’i dërgojmë te të merituarit”.