Pinte dhe ishte agresive, si ndodhi vrasja në Tiranë, dy motrat u përleshën para se…

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares Amanda Pushani në Tiranë ditën e djeshme.

Një krim i rëndë që me sa duket në gjenezë ka pasur konfliktet e vazhdueshme për shkak të pijes.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë agresive në familje.

Ditën e djeshme mes Amandës (në foto, me flokë të zeza) dhe Marselës ka pasur një përleshje, teksa kjo e fundit më pas e ka qëlluar me thikë.

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, e motra viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë.

40-vjeçarja ka deklaruar se ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Sipas 40-vjeçares, vikitima Amanda kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ia hiqte ajo e kishte qëlluar për vdekje.