Franca po luan ndeshjen e 1/8 në Kupën e botës “Katar 2022” kundra Polonisë.
Në një ndeshje mjaft të ndezur, “gjelat” kryesojnë në pjesën e parë 1-0, falë një goli të Giroud.
Por nuk është goli ai që po tërhe vëmendjen e të gjithë mediave botërore.
Lojtari i Barcelonës, Jules Kounde është kapur mat nga kamerat teksa mbante një varëse floriri në fushën e lojës.
U deshën disa minuta që arbitri të kuptonte këtë pas sinjalizimit nga sistemi var.
Mbrojtësi u detyrua të heqë varësen e tij që me sa duket e kishte veshur për t’i sjellë fat.
Pritet një dënim nga FIFA mbi çështjen.