“Po na poshtëron Shqipëria”, ish-kryeministrat e djathtë grekë kritikojnë Kyriakos Mitsotakis

“Greqia është poshtëruar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”. Janë këto kritikat e bëra nga ish-kryeministrat të së djathtës greke, Kostar Karamanlis dhe Andonis Samaras. Kritikat e tyre ishin në drejtim të Kyriakos Mistotakis.

“Greqia ka marrë “poshtërim njëri pas tjetrit”, nga Maqedonia e Veriut, nga shqiptarët dhe, natyrisht, nga miqtë tanë… turq”, theksoi Samaras, duke i bërë thirrje kryeministrit “të kthehet në trashëgimitë historike të partisë”. Ata madje kërkuar të vënë veton ndaj kursit të Shqipërisë në BE dhe të largohen nga “Marrëveshja e rrezikshme kombëtare e Prespës” si dhe të vendosë “veto për çdo hap të Shkupit, irredentizmin e të cilit duhet ta refuzojmë”.

Samaras, i cili shërbeu si kryeministri i 14-të nga viti 2012 deri në 2015, dha kritika të pandalshme ndaj qeverisë për martesën e të njëjtit seks, modelin e qeverisjes dhe politikën e jashtme. Në lidhje me martesën e të njëjtit seks, ai tha se kundërshtimet e ish-liderit nuk u morën parasysh, duke u ankuar “për festimet e ministrave, përkëdheljet me personat LGBTI… ndërsa një e treta e deputetëve të partisë sonë nuk e votuan”.

Samaras, e përshkroi rezultatin e zgjedhjeve evropiane si një “shuplakë të fortë në fytyrë” për Demokracinë e Re, duke argumentuar se ajo është bërë “më e vogëk dhe më e frikshme” që ka qenë ndonjëherë. Ndryshe nga Samaras, Karamanlis, i cili shërbeu si kryeministri i 10-të i Greqisë nga viti 2004 deri në 2009, nuk përmendi qeverinë apo Mitsotakis me emër, por ai ishte gjithashtu shumë kritik ndaj saj dhe BE-së, si dhe politikës së jashtme.

Deklaratat e Karamanlis dhe Samars u bënë gjatë një prezantimi të librit në Muzeun e Luftës në Athinë.