Policia aksion në Zveçan, i gjejnë serbit në tavanin e shtëpisë dy kallashnikovë dhe municion

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kallashnikovë dhe municion për armatim në shtëpinë e një serbi në Zveçan, mëngjesin e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë PK’ja, ku thuhet se i dyshuari tashmë gjendet në Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, vijon njoftimi.

Policia shton se ky rast nuk ndërlidhet me zgjedhjet në veri.