Policia asiston në rrëzimin e një objekti të nisur për xhami në fshatin Shkabaj

Inspektorati i Komunës së Prishtinës të shoqëruar edhe nga Policia, kanë shkuar sot në fshatin Shkabaj për të rrënuar një objekt.

Sipas banorëve, objekti ishte nisur për ndërtimin e xhamisë së fshatit, transmeton Zeri.info.

Përmes rrjeteve sociale, banorët janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim të Komunës, për çka kanë ftuar banorët të mblidhen për të mos lejuar rrëzimin e xhamisë.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të dilni tek objekti i xhamisë në Shkabaj, në mbrojtje të objektit, për arsye se Komuna e Prishtinës e konkretisht Drejtoria e Inspekcionit ka ardhë me makineri për ta rrënuar xhaminë!”, thuhet në njoftimin një faqe në Facebook me emrin “Shkabaj Prishtinë”.