Politikani nga BeH po kërkon ngritjen e një monumenti të një lope në qendër të Sarajevës

Këshilltari i ‘Partia Jonë’ në Këshillin Bashkiak të Sarajevës, Ratko Orozoviq, dy ditë më parë në seancën e këtij organi propozoi iniciativën për t’i bërë një monument apo pllakë përkujtimore një lope në Dobrinjë.

Ai ka shpjeguar se në Dobrinjë “gjatë luftës” ka qenë një lopë e quajtur Medena, e cila ndodhej në një ndërtesë në bulevard.

“Ajo lopë ka qenë një lopë qumështore gjatë gjithë luftës, qumështi i asaj lope është përdorur edhe në spitalin e foshnjave, shumë janë të lidhura me atë një ngjarje të pazakontë dhe të çuditshme. Unë sugjeroj që t’i bëjmë ose një monument ose një pllakë asaj lopës së famshme që do të thoshte diçka për banorët e Dobrinjës”, tha Ratko Orozoviq.

Se sa serioze janë këto iniciativa dhe ata që i propozojnë, është një pyetje e madhe duke pasur parasysh se Sarajeva po përballet me probleme shumë më të mëdha të natyrës infrastrukturore.

Në ditën e seancës ku Orozoviq propozoi monumentin e lopës në Dobrinjë, në qendër të Sarajevës në rrugën Ferhadija, një pjesë e fasadës i ka rënë një gruaje 72-vjeçare e cila ka pësuar lëndime të rënda