Prapaskenat: Sulmuesi i Holandës i kërkoi fanellën ndërsa Messi iu kthye me ofendime dhe të shara

Gjesti i Lionel Messit ndaj sulmuesit Wout Weghorst në përfundim të ndeshjes Argjetinë-Holandë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtrare. 

Në momentin që numri 10 po fliste me gazetarin e TYC Sports, Messi iu drejtua holandezit duke e ofenduar me shprehtjen: “Çfarë ke që shikon, idiot! Ik tani”. Në lidhje me atë moment, është vetë gazetari Esteban Edul që jep versionin e tij në një intervistë për gazetën “Ole”.

“Pas ndeshjes u zunë të gjithë, jo vetëm Messi. Van Dijk u kap me Otamendin, dukej si një ndeshje Lanus-Banfield. Zemërimi i Messit lidhej kryesisht me penalltitë kur holandezët po përpiqeshin të nervozonin argjentinasit. Weghorst po e priste në tunel për t’i kërkuar fanellën por Leo u nervozua.

Holandezi nuk e kuptoi çfarë pothoshte, ndaloi dhe Messi po e fyente dhe nuk e llogariti aspak faktin që ishte aty me mua. Ishte aq i acaruar sa nuk po dëgjonte asnjë nga pyetjet e mija. 

E pyeta për asistin ndaj Molinas dhe debatin Me Van Gaal, por asgjë. Nuk arrita ta bëja të përgjigjej. Në një moment kur ishim në transmetim i kërkova të qetësohej sepse aty kishte shume njerëz të FIFA-s dhe nuk i dihej se çfarë mund të ndodhte”.