Presidenti i Shqipërisë për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas kindapimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit kosovar nga Policia e Serbisë.

Begaj tha se ky është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, tha Begaj.

Mes tjerash, Begaj iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të dekurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, tha Begaj.