Princi Leka nuk fshihet më, shfaqet me të dashurën e re pas ndarjes nga gruaja (VIDEO)

Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, pritej që Princ Leka të reagojë edhe për lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi.

Por tani nuk kemi më nevojë për konfirmimin e lidhjes së re, pasi Princ Leka dhe Blerta, dalin hapur në publik, e madje dorë për dore.

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar.

Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Princ Leka II dhe Elia Zaharia, në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin.

Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës.