Protestë para Bashkisë së Tiranës, tensione mes policisë dhe protestuesve të Rithemelimit

Ditën e sotme, opozita ka zhvilluar një protestë te Bashkia e Tiranës. A2 CNN raporton se në këtë protestë nuk kanë munguar tensionet mes policisë dhe protestuesve nga Rithemelimi, të cilët kanë goditur me vezë godinën e Bashkisë.

E pranishme ka qenë edhe e bija e Sali Berishës, Argita Berisha.

Në këtë protestë ajo ka zgjedhur që të çojë mesazhe jo vetëm me deklarata politike, por edhe me bluzën e saj.

“Lironi liderin e opozitës”, shkruhet në bluzën e Argita Berishës.

Ajo është parë shpesh herë në protestat e organizuara në mbrojtje të ish-kryeministrit, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”. Dalja e saj e shpeshtë në media, është interpretua si një drejtuese e re e PD-së që po bëhet gati, mirëpo ajo ka mohuar një fakt të tillë duke thënë se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë.