Pse Irani sulmoi pikërisht tani Izraelin? Armiqësia mes dy shteteve shpjeguar në pak rreshta

Irani nisi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit të shtunën, si kundërpërgjigje për sulmin vrastar të kryer nga Izraeli në konsullatën iraniane në Damask.

Izraeli nuk e ka pranuar asnjëherë përgjegjësinë për sulmin, por besohet gjerësisht se është autor i tij.

Kjo është hera e parë që Irani ka sulmuar territorin izraelit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Më parë, Izraeli dhe Irani janë përfshirë në një luftë të fshehtë, duke sulmuar asetet e njëri-tjetrit, por pa pranuar përgjegjësinë për sulmet.

Këto sulme u rritën ndjeshëm gjatë luftës në Gaza, të nisur pas sulmit të Hamasit mbi disa qytete izraelite tetorin e kaluar.