Publikohet momenti kur një person kryen grabitje në Pejë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi, i cili dyshohet për veprën penale ‘grabitje’.

Në faqen zyrtare të policisë në Facebook, është publikuar momenti i grabitjes.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.”

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com