Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e kanë dhënë lajmin nëpërmjet një videoje.
TIRANË – Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e kanë dhënë lajmin nëpërmjet një videoje.
Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, trajneri pranon se është qytetari më i ri i Shqipërisë, teksa në video dëgjohet “puro shqiptar”, duke nënkuptuar se do jetë me nënshtetësi shqiptare.
“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Balla mes të tjerash.
Ndërkohë trajneri Sylvinho ka thënë se është “puro shqiptar”.
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, thotë trajneri i Kombëtares.
Pas suksesit dhe pjesëmarrjes së Kombëtares në Euro 2024, duket se Sylvinho po merr një bonus me pasaportën. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Giovanni De Biasin, ish-trajnerin që në 2016 mori pasaportën shqiptare pasi siguroi Euro 16 në Francë. S.DH//ReportTv.al