‘Puro shqiptar’, trajneri Sylvinho pranon të marrë pasaportën shqiptare (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e kanë dhënë lajmin nëpërmjet një videoje.

TIRANË – Trajneri i Kombëtares, braziliani Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që së bashku me trajnerin e Kombëtares e kanë dhënë lajmin nëpërmjet një videoje.

Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, trajneri pranon se është qytetari më i ri i Shqipërisë, teksa në video dëgjohet “puro shqiptar”, duke nënkuptuar se do jetë me nënshtetësi shqiptare.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Balla mes të tjerash.

Ndërkohë trajneri Sylvinho ka thënë se është “puro shqiptar”.

“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”, thotë trajneri i Kombëtares.

Pas suksesit dhe pjesëmarrjes së Kombëtares në Euro 2024, duket se Sylvinho po merr një bonus me pasaportën. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me Giovanni De Biasin, ish-trajnerin që në 2016 mori pasaportën shqiptare pasi siguroi Euro 16 në Francë. S.DH//ReportTv.al