Putin: Me presidentin kinez diskutuam për një armëpushim olimpik, reagon Zelensky: Nuk funksionon me Moskën

Presidenti rus Vladimir Putin tha se kishte diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë me udhëheqësin kinez Xi Jinping për Lojërat Olimpike të ardhshme.

“Po, Xi Jinping më tha për këtë, ne diskutuam çështjen,” tha Putin. Në bisedimet e zhvilluara së fundmi në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, Xi tha se Pekini mbështet idenë e një armëpushimi olimpik.

“Ne kishim tashmë një armëpushim, por me këtë armik nuk funksionon shumë mirë. Kush do ta regjistrojë që gjatë armëpushimit forcat e tyre nuk do të na afrohen më shumë? Një armëpushim nuk pengon afrimin e mjeteve ushtarake dhe më pas nisjen e një “ofensivë”. Më duket si një histori e vdekur.” Kështu në një takim me gazetarët, presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky shfaqet skeptik për mundësinë e një armëpushimi olimpik”, raporton Ukrainska Pravda.

Kina ka një “pozicion koherent” për të promovuar zgjidhjen politike të çështjes së Ukrainës, e cila kërkon ekzaminimin, shkaqet rrënjësore dhe planifikimin e të tashmes dhe të së ardhmes afatgjatë.

Presidenti Xi Jinping, në takimin e djeshëm konfidencial me homologun e tij rus Vladimir Putin në Zhongnanhai të Pekinit, kështjella e elitës së kuqe, tha se Kina “mbështet thirrjen e një konference paqeje për njohjen ndërkombëtare nga Rusia dhe Ukraina në kohë të përshtatshme me pjesëmarrje të barabartë dhe diskutim të drejtë të të gjitha opsioneve”.

Xi vuri në dukje se vetëm me përfshirjen e të gjitha palëve ai do të jetë në gjendje të “shtyjë për zgjidhjen e shpejtë politike të çështjes ukrainase dhe Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në këtë drejtim”.