Vrau efektivin/ Azgan Mërnica i veshur me antiplumb, “blindohet” Gjykata e Fierit

Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier 23-vjeçari, Azgan Mërnica, i cili ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë policin e forcave Shqiponja, Novruz Cenaliaj.

Menjëherë pas ngjarjes Cenaliaj është larguar nga vendngjarja dhe në ndjekje të tij janë vënë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të RENEA-s, por pa mundur ta ndalojnë derisa mbrëmjen e datës 15, familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bërë dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorisë së policisë në Fier.

Togat e zeza nën drejtimin e gjyqtares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marrin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica, i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina.