Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për takimin e Kurtit në Bruksel me me zyrtarët Evropianë. i cili ka thënë se Kosova ka bërë gjënë e duhur.
Sipas Ramës, me këtë veprim Kosova ndodhet në pozicion më të mirë, teksa shtoi se është koha që Serbia të bëjë të njëjtën gjë.
“Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë”, shkroi Rama.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare. Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën”.
Kryeministri shqiptar potencoi se duhet të shmangen muhabetet e vjetra dhe të rrezikshme.
“Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe paj Zotin dhe shikoni përpara!”, shkroi kryeministri i Shqipërisë Rama në platformën X.