Rëndohet bilanci i aksidentit në Tepelenë, 4 të vdekur, dy të plagosur

Katër të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në “bypassin” e Tepelenës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur poshtë kalasë së qytetit që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Ka qënë njëra nga automjetet që ka humbur fillimisht kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt. Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme përplasja ka qënë e fortë dhe tre makinat janë shkatërruar.