Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, ka folur për faktin se si martesa me Taika Waititin e ka ndryshuar përgjithmonë, dhe se bashkëshorti i saj e ka inspiruar të shkruajë këngë sërish.
Këngëtarja e lindur në Kosovë ka katër vjet që e paralajmëron albumin e ri muzikor. Pas lansimit të këngës “You Only Love Me” në janar të këtij viti, ajo më në fund i informoi fansat se albumi i tretë i incizuar në studio me titull. “You & I”, vjen me 14 korrik.
Në fillim të javës, Rita po ashtu e lansoi një bashkëpunim të bukur me DJ Fatboy Slim. Me titull “Praising You”, kënga u shoqërua dhe me videoklipin e realizuar nga regjisori i shpërblyer me “Oscar”, Taika Waititi.
Në një intervistë të re për revistën “Billboard”, Ora tha se e kishte përjetuar një periudhë të keqe në karrierën e saj muzikore ku e humbi vetëbesimin dhe shpresën për përmirësim.
“Supozoj se kur je në momentin më të keq të jetës, ti duhet ta marrësh një vendim. Ta marrësh veten dhe të vazhdosh tutje, ose të dorëzohesh dhe t’i lejosh problemet të të pushtojnë. Dhe unë bëra pikërisht kështu. E mora kontrollin mbi jetën dhe karrierën time. Udhëtova drejt Australisë për t’u bërë pjesë e shout ‘The Voice’ dhe atje u takova me një person që ma ndryshoi jetën përgjithmonë”, u shpreh ajo.
about:blank
Tutje Rita shpjegoi se si njohja me aktorin, skenaristin dhe regjisorin nga Zelanda e Re, sot bashkëshorti i saj, e ndihmoi edhe t’i rikthehet muzikës më fuqishëm se kurrë.
“Unë definitivisht kurrë më parë nuk e kam ndier atë lloj dashurie. Prandaj të gjitha këto ndjenja të reja vendosa t’i shkruaj në letër dhe kështu e kuptova se është koha e duhur për të krijuar sërish muzikë. Dhe ja ku jemi”.
Në një postim të fundit në Instagram, këngëtarja bëri të ditur se ka kontribuar si tekstshkruese në secilën këngë të albumit të ardhshëm.
“Ky album vërtet ka domethënie të madhe për mua. Është si ditar i këtyre vjetëve të fundit, është muzika ime dhe e përfaqëson saktësisht personin që jam sot. Mirë se vini në epokën e re të krijimtarisë sime. Po ashtu, shijojeni historinë time të dashurisë të cilat ua dedikoj të gjithë juve ”.
Tutje ajo deklaroi se ky projekt e ka një domethënie të rëndësishme për të. Pritet që pas publikimit të “You & I”, Rita ta realizojë ndonjë turne muzikor, që do ta dërgonte atë më afër adhuruesve anembanë botës.