Robert De Niro tregon se gjashtë fëmijët e tij ende nuk e kanë takuar të bijën dymuajshe

Aktori Robert De Niro shpreson që së shpejti do ta bashkojë familjen e tij.

Në New York të shtunën pasdite, ai deklaroi se gjashtë fëmijët e tij më të mëdhenj ende nuk e kanë takuar vajzën e tij dymuajshe, Gia Virginia.

De Niro u pyet nga gazetarët se fëmijët e tij të mëdhenj a e kanë takuar vajzën, ai u përgjigj: “Jo ende, por do ta bëjnë”.

79-vjeçari para dy muajve u bë baba për herë të shtatë nga e dashura e tij, Tiffany Chen, shkruan People