Njëri nga lojtarët më të famshëm në botë, Cristiano Ronaldo tash e sa kohë është duke kaluar ditët në Arabinë Saudite.
Sot gjatë ditës ai vizitoi kompaninë më të shtrenjtë të orave “Jacob&Co”.
Atij iu dhurua një e tillë, që kap vlerën e më shumë se 700 mijë euro, sa dy Ferrari (nga 300 mijë).
Ronaldo është një ambasadorë i kësaj kompanie, pasi edhe në të kaluarën e ka mbajtur një të tillë që kap vlerën e 777 mijë eurove.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është duke u kritikuar për lojën me ekipin e Al Nassr, për shkak se kjo e fundit ka shumë gjasa të mbetët pa titull gjatë këtij sezoni.