Rritet vlera e xhubletës pas njohjes nga UNESCO

Vendi i punës së artizanes Edlira Sulaj i ngjan një muzeu etnografik. Gjithë tradita e kostumeve tradicionale nga veriu në jug, gjenden në punishten që ka marrë jetë 20 vite më parë.

Për Edlirën, në 2 dekada, shumë gjëra kanë ndryshuar, sot vë re një qasje akoma më pozitive të shqiptarëve që duan të kenë në shtëpinë e tyre patjetër një kostum tradicional apo edhe kërkesave në rritje nga turistët për të marrë pas udhëtimit, diçka unike nga Shqipëria.

Një nga më të kërkuarit është kostumi i xhubletës, vlera e të cilit ëhtë rritur shumë pasoi u bë pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO.

Sot po marrin një tjetër frymëmarrje të gjithë punishtet, që veç mbajtjes së traditës gjallë, këtë formë e kanë edhe një mënyrë për të nxjerrë të ardhurat e tyre.

Edlira Sulaj, nuk e mban mend kur ka qendisur kostumin e saj të parë, porse që fëmijë e ka ditur që ka qenë kjo ajo që ka dashur të bëjë. Ndërsa sot ka marrë përsipër projekte që dijebërjen ta ccoj edhe tek të rinjtë./Tv Klan