Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup

Momente tronditjeje në fluturimin Edelweiss WK438 nga Cyrihu për në Shkup.

Avioni u godit nga rrufeja mbi Tirolin e Jugut, përcjell albinfo.ch.

Piloti më pas vendosi të kthehej në Cyrih, ku mundi të ulet pa asnjë problem.

Në bord ishte ekipi kombëtar i volejbollit të Maqedonisë së Veriut të cilët kishin luajtur një ndeshje në Belgjikë.

“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih”. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev për Ekipa.