Të paktën tre ushtarë rusë ranë në granata të lëna në fushë të hapur në Ukrainë, e dhënia e ndihmës së parë për ta u vështirësua.
Në pamjet e publikuara në rrjetin social X shihen rusët që ranë në granata toke, por derisa po tentonin të tërhiqeshin, granatat dhe bombat vazhdonin t’iu binin. Ata tentuan edhe të kërkonin ndihmë nëpërmjet radiolidhje, e me armë qëllonin në ajër.
Pamjet janë të rënda, pasi dy prej ushtarëve kishin humbur këmbët.
Nuk dihet lokacioni i këtij sulmi, derisa pamjet kanë nxitur reagime.
Luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse po vazhdojnë në disa lokacione aktualisht. Trupat ruse kanë shënuar përparim.