Problemet e Masbjeshkës (krahina e Sanxhakut e ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi), janë probleme historike që ndërlidhen me pozitën e vështirë të popullit shqiptar që nga kohët e pushtimit osman e sidomos të pushtimit të Serbisë.
Andaj, moria e problemeve me pushtimin e Serbisë në Kosovë e vise të tjera shqiptare nën Jugosllavi, ka bërë që në një mënyrë populli i Kosovës të mos e ketë vëmendjen kah problemet aq të mëdha të asaj popullate, që për shkak të rrethanave specifike dhe krejtësisht të veçanta historike në raport me pushtimin serb, iu la vetvetës dhe asimilimit gjuhësor që solli në një mënyrë “boshnjakizimin” e popullit, pasi në këtë mënyrë duke ikur nga vetja dhe identiteti shqiptar, mendonin se do të gjejnë strehë nga dhuna dhe terrori pushtues.
Pas aktit të thuash heroik të Amina Nurajt, e cila që në moshëm 17 vjeçare e kishte kuptuar se nuk është boshnjake por shqiptare, në kërkim të rrënjve shqiptare ka ecur edhe e reja Sajma Hasanoviq nga Novi Pazari.
Edhe Sajma Hasanoviq tashmë deklarohet zëshëm që është shqiptare, se nuk do të jetoj me “identitet të dyfisht etnik”, por vetëm me identitetin natyral që e trashëgon brez pas brezi, por që nga frika prej represaljeve serbe, prindërit e kanë fshehur dhe mbajtur të ndrydhur e në harresë, perderisa me këtë nuk u pajtua vajza e tyre, Sajma. Kjo sjellje kaq e guximshme e vajzave të Sanxhakut (Masbjeshkës), ishte arsye e mirë që ta intervistoja.
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi
Kush është Sajma Hasanoviq? Ku ke lindur dhe prej nga e ke prejardhjen në Sanxhak?
Sajma Hasanović: Une jam një vajzë e Pazarit të Ri (Novi Pazarit), që tashmë i kam mbushur 19 vjet. E kam kryer shkollën e mesme – gjimnazin në Pazar të Ri. Pra kam lindur në këtë qytet të bukur dhe jetoj në Joshanicë, nja dhjetë kilometra prej qytetit. Mbiemri ynë është Hasanoviq (Hasanaj)dhe fisi prej nga kemi janë rrënjët tona është Xhakovac, kjo është nga ana e e babait. Nëna ime (nana e nanës), është quajtur me mbiemrin Shkreli, dhe me këtë edhe më shumë rrënje shqiptare. Historitë e familjeve këtu pothuaj janë të njejta por që dallojnë me faktin se ka vite e vite që njerëzit paraqiten si boshnjak, ma shumë për arsye të frikës së madhe nga dhuna dhe terrori i së kaluarës, që më të vjetrit e kanë mbajtur në mend dhe se harrojnë kurrë. Une jam e re por kam ndëgjuar ndërkohë rrëfime të trishtueshme, për masakra të shumëta që kanë ndodhur ndaj njerëzve në këto anë vetëm e vetëm që të na shfarosnin e të mos mbetej kush që do të guxonte të deklarohej si shqiptar.
Kur ke qenë e vetëdijshme që je shqiptare e jo boshnjake, pasi atje është një lloj zakoni që njerëzit “ikun” nga përkatësia e vet etnike. Për çka? Për shkak të shtypjes prej anash apo…? A ka ekzistuar ndonjë ndikim përanash apo vet i ke gjetur rrënjët shqiptare të familjes, ato rrënjë të fshehura identitare shqiptare?
Sajma Hasanović : Para pesë a gjashtë vitesh kur isha shumë e re, dikur 15 vjeçe e kam njohur rastësisht Amina Nurajn, që për mua si fëmijë ishte një shembëlltyrë e madhe, një yll të thuash, kështu që nga ajo kohë filloj rruga ime jetësore kah identiteti im i fshehur etnik shqiptar, duke e zbuluar kush isha dhe cila është rruga në jetë si shqiptare. Amina më ka ndihmuar ti njoh rrënjët e mija dhe ta kuptoj që në të vërtetë jam shqiptare e jo boshnjake. Kjo ishte një kënaqësi e madhe për mua, një lumturim i pa fund dhe gëzim sikur të kisha lindur për së dyti. Se nuk është lehtë kur e kupton se të parët tuaj nga dhuna, terrori dhe ndjekjet e vazhdueshme qenkan detyruar të ikun nga përkatësia e tyre kombëtare në një identitet tjetër etnik. Kjo është një tragjedi njerëzore me të cilën njeriu i gjallë nuk duhet të pajtohet kurrë. Pavarësisht të gjithave, dhunës, terrorit, shpërnguljeve të dhunshme e lloj-lloj presioni, njeriu duhet të qëndroj në të vetën pa ikur nga vetvetja. Se as serbi, boshnjaku, malazezi e kushdo tjetër, nuk ka mundësi të jenë më të mirë se shqiptari. Të gjithë jemi qenie njerëzore me vlera të njajta që duhen respektue dhe nderue me dinjitet e respekt. Natyrisht jam e vetëdijshme se presione në Novi Pazar ka pasur e ka ende, prandaj me këtë për dike nuk është lehtë të jetë ai që është. Mjaftë është e pranishme edhe frika ndër njerëzit se edhe sot e kësaj dite mund të dëgjosh tek thuhet: “Kjo është Serbi, nuk është Kosovë”. Probleme të mëdha paraqet edhe fakti se ne me dokumente serbe kur vijmë në Kosovë e na dëgjojnë tek flasim serbisht atëhere mendojnë që jemi serb që është mjaft e rëndë për mua.
Në të vërtetë Sajma Hasanović mendon se shumë njerëz në Pazar , ku shumica janë me prejardhje shqiptare por që disa edhe nuk e dijnë për shkak të përmasës së madhe të asimilimit të popullit pas viteve të ’90-ta.
Pyetje: Interesant… Megjithatë, në Serbi nuk jetojnë vetëm serbët por edhe të tjerët, që gjithashtu i kanë të garantuara të drejtat kushtetuese. Eshtë e kuptueshme frika e banorëve të Sanxhakut për shkak të represaljeve në të kaluarën, vrasjeve, gjenocideve, dëbimeve për Turqi e gjetiu . Megjithëse je e re në moshë a thua për çfarë arsyeje i gjithë ky mosbesim dhe mosnjohje e të drejtave e lirive njerëzore të tjetrit, kur banorët e Sanxhakut, shqiptarët apo boshnjakët, nuk e rrezikojnë integritetin e shtetit…? Në këtë kuptim, pasi përpjekjet tuaja në kërkim të rrënjve identkitare të fshehura, nuk e cënojnë askend, ju keni të drejtë të vazhdoni pa u ndalur, apo jo?
Sajma Hasanoviq: Po, e vërtetë… Ligji dhe e drejtat kushtetuese thotë që “ne kemi të drejtë” , por realiteti është krejt tjetër. Kjo i bije sikur duan të na shtyjnë të jemi ata që nuk jemi, megjithëse nuk e rrezikojmë shtetin. Kemi ardhur deri aty sa të frikësohemi kush jemi e çka jemi që në momentin kur dëshirojmë ti bartim shenjat e shtetit kombëtar shqiptar a rrënjve tona, frikësohemi dhe presim mos dikush prej anash na godet me thikë në bark … Dhe gjithmonë kthehemi tek ajo e njejta – na presin përgjigjet: “Kjo është Serbija, nëse nuk të pëlqen, përse atëhere jeton këtu? Përse nuk jeton në Kosovë apo Shqipëri” Prandaj, dua ta ritheksoj se janë tërësisht të shkelura të drejtat e Shqiptarëve në Sanxhak, pasi duan me çdo kusht të na bëjnë “boshnjak”, pavarësisht që nuk jemi të tillë.
Megjithatë, në botën demokratike pjesë e së cilës një ditë do të jetë edhe Serbia, askush nuk ka të drejtë t’ia shkelë tjetrit të drejtat e njeriut, që do të thotë se ju duhet të luftoni me metoda demokratike , duke i informuar të gjithë në botë për pozitën tuaj. Ti si vajzë e re ke mundësi të studjosh edhe në Prishtine…”
Sajma Hasanović: Në shekullin e 21 të gjithë do të duhej ti kishim të drejtat e barabarta që ndërlidhen me bazën e përkatësisë nacionale , por për fat të keq nuk është ashtu. Këtu gjërat e mira me gjasë vijnë me vonesë. mendoj se pak flitet për gjendjen tonë e dihet shumë pak pavarësisht se do të duhej të dihej më shumë se që dihet. Për mua si një e re është e pakuptimt që serbët të trejtohen më mirë kudo në ballkan se ne shqiptarët në Serbi. Kjo padrejtësi një ditë do të përfundoj por ne si njerëz human duhet të punojmë e angazhohemi shumë më shumë që të dëgjohet për ne, që njerëzit ta kuptojnë se ishim të dhunuar e të shtypur dhe se nuk duam të jetojmë më si të shtypur, pa dinjitet njeri, pa krenari njerëzore e kombëtare.
Si të dëgjohet për brengat e mëdha të kësaj popullate kur njerëzit nuk e ngrenë zërin e tyre që ta kuptojnë të tjerët se janë gjallë. Natyrisht askush s’ka pse të jetë kundër boshnjakëve, por duhet të mos pajtohemi kur dikush do tu bëjë boshnjak kur nuk jini të tillë…?
Sajma Hasanović: Nuk kemi mbështetje as nga kjo e për fat të keq shumë qytetarë nuk janë të vetëdijshëm për përkatësinë e vet etnike për shkak të “shpëlarjes së trurit” dhe detyrimin e dhunshëm për të qenë “boshnjak”. Kuptohet se nuk kam asgjë kundër tyre- tuaje vetën e nderoje të huajen, por secili komb duhet ta ketë identitetin e vet të paprekshëm. Së fundmi kam lexuar libra të ndryshëm, historike e të tjera, dhe mund të them se ka shkuar gjatë kohë, pothuaj njëqindvjeçare qyshkur nisi asimilimi me dhunë i shqiptarëve, gjenocidet ndaj tyre, shpërnguljet e tyre, terrori dhe dhuna e pandalshme e shtetit të Serbisë.
Si dhe kur filloj procesi i “shpëlarjes së trurit”, duke i kthyer Shqiptarët në Boshnjak…?
Sajma Hasanović : Askush kurrë nuk ka folur për këtë por ka ndodhur përgjatë historisë së rëndë të gjeneratave të mëparshme dhe luftës së tyre… Të parët tonë sipas rrëfimeve të prindërve tonë nuk kanë guxuar kurrë të flasin e tregojnë për prejardhjen etnike shqiptare, për rrënjët familjare, fisin e vet…Për këtë sot shumica nuk e dijnë se kush janë e na vijnë?!
Cilën luftë…?
Sajma Hasanović: Jo bash luftë por mendova për vitet e ’90-ta, për sulmet e çetnikëve në Sanxhak. Prindët tregojnë se çdo ngjarje në Kosovë është ndier edhe në Sanxhak me mobilizimin e organeve shtetërore, policisë etj.
Ti je e re dhe sigurisht nuk i njeh rrjedhat historike të ngjarjeve nën të cilat janë detyruar të jetojnë sanxhakasit… Sigurisht kanë qenë të frikësuar nga ngjarjet në Kosovë kohëve të fundit, por edhe nga ato të lëvjes studentore të vitit 1981 kur rinia e kërkonte Kosovën Republikë, që të mos e kenë asnjë lidhje më me Serbinë…?
Sajma Hasanović: Jam e re dhe nuk jam e njohur me ato histori por prindët na kanë folur shpesh se atje në Kosovë ka pasur vazhdimisht mospajtim me pushtimin serb. Shpresoj që do të njihem me historitë e tilla se janë histori të popullit tim që duhet ti njoh.
Si e komentojnë në familjen tënde faktin se ti tashmë e ke kuptuar se cilit komb i përket…?
A janë me ty anëtarët e tjerë të familjes pasi zakonisht veprimet si ky i yti sjellin drama familjare, pasi prejardhja etnike është mbajtur kaq gjatë e fshehur…?
Sajma Hasanović : Jemi bashkë une e motra ime. Babai nuk e pranon mjaftueshem këtë sigurisht nga frika se çka mund të thonë të tjerët dhe çka mund të sjell kjo, a mund ta dëmtoj kjo familjen tonë nga ana e serbëve…? janë këto mëdyshje të përgjithshme në familje por jo mëdyshje e ime. Une jam e qartë dhe e vednosur se nuk do të jetoj e paraqitem me identitetin që si takoj.
Smaja, çka medon të punosh e angazhohesh në të ardhmen tash kur e ke kryer gjimnazin. A ke ndonjë qëllim të studjosh në Tiranë apo Prishtinë, për shembull? Pasi “problemi” me mosnjohjen e gjuhës shqipe mund të tejkalohet shpejt kur një e re a i ri inteligjent e mësojnë atë për gjashtë muaj…?
Sajma Hasanoviq: Tashpërtash nuk kam ndonjë plan… Do të pushoj pak fillimisht e ndoshta pas pak do të mendoj se ekziston mundësia që të studjoj dhe përgatitem për të ardhmen. Përndryshe, ndihem krenare dhe e lumtur që e gjeta identitetin etnik që na e kishin pas fshehur. Kënaqësia është e pa fund kur njeriu e njef veten e tij dhe e din saktësisht se cilës përkatësi kombëtare i takon. Une jam një shqiptare krenare dhe ky fakt më bënë shumë të lumtur.