Samit për Ukrainën në Tiranë! Rama pret në Kryeministri Zelenskyn, dhurata për të

Takimi i Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” zhvillohet sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e vetë Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Zelensky mbërriti në Rinas të martën pak minuta para mesnate, ku u prit nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.
Samiti i sotëm, i bashkëorganizuar me Kievin është një mbështetjes për Ukrainën, që prej dy vitesh po përballet me agresionin e paprovokuar.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt në Shqipëri, ndërkohë që Rama udhëtoi drejt Kievit në qershor të vitit 2022, disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku vizitoi zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin.
Vizita e Presidentit Zelensky shoqërohet nga një agjendë e ngjeshur. Takimet nisën me pritjen zyrtare të kryeministrit Rama në orën 09:00, e shoqëruar më pas nga një takim kokë më kokë mes udhëheqësve në kryeministri. Më 09:30, u organizua një takim bilateral mes dy delegacioneve. Më pas, palët do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.