Opozitari serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar menjëherë pas vdekjes së opozitarit rus Alexei Navalny.
Sanduloviq thotë se skenar i njëjtë ishte përgatitur edhe për të nga Serbia e Aleksandar Vuçiqit, para pak kohësh kur ai u arrestua pasi bëri homazhe tek varri i familjes Jashari në Prekaz.
“Kështu duhej të përfundoja në burgun e Nishit! Gjithçka e planifikuar nga Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin, BIA, Departamenti i Policisë për terrorizëm, terroristët dhe kriminelët serbë Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviç, Goran Rakiq dhe prokurori e gjykatësi nga Nishi që insistuan që të transferohesha nga spitali i burgut në Beograd në burgun e Nishit. Unë u rrëmbeva nga BIA, gjysmë i vdekur, i rrahur rëndë dhe i paralizuar, të gjitha në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar Sanduloviq.
This is how Nikola Sandulovic was supposed to end up in jail in Niš ! Everything planned by Aleksandar Vučić, Aleksandar Vulin , BIA, Police department for terorism, Serbian terrorists and criminals Milan Radoičić, Zvonko Veselinović , Goran Rakić and prosecutor and judge from…
— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) February 16, 2024