“Çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”/ Vuçiç pas deklaratës së Ramës: E tmerrshme!

Serbia's President Aleksandar Vucic gestures during a special session of Serbia's parliament about the negotiations' process with Kosovo in Belgrade, Serbia, Thursday, Feb. 2, 2023. Serbia fought a 1998-99 war with ethnic Albanian separatists in Kosovo, which at the time was a Serbian province. A NATO intervention that forced Serbia to pull out of the territory ended the war, but tensions over Kosovo's status remains a source of instability in the Balkans. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar deklaratën e dy ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste televizive për mediat kosovare tha se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”.

Vuçiç e ka konsideruar si deklaratë të tmerrshme, teksa shpreh pakënaqësitë dhe me mosreagimin ndaj kësaj deklarate. Sipas tij, nëse ajo deklarët do ishte thënë nga pala serbe, do të ishin dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota.

“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme. Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota”, tha Vuçiç.

Vuçiç deklaroi se Serbia do të mbrojë marrëdhëniet e saj me Evropën, por edhe se “nuk do të shkelë marrëdhëniet e saj me Rusinë apo Kinën”.

“Për sa na përket neve, nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do ta bëjmë. Ne kemi nevojë për Evropën, ndoshta jo hipokrizinë e saj, por nuk mund të bëjmë pa të”, tha Vuçiç.