Senatori amerikan nga Michigani, Gary Peters ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla Schwarz, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në platformën X [ish-Twitter], Peters ka thënë se një marrëdhënie e fortë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.
“Më vjen mirë që u takova me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një marrëdhënie e fortë midis dy kombeve tona është thelbësore për stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon”, shkroi ai.
Great to meet with @gervallaschwarz — the foreign minister of Kosovo.
— Senator Gary Peters (@SenGaryPeters) October 26, 2023
A strong relationship between our two nations is essential for stability, peace, and security in the region. pic.twitter.com/ZtsOkD2uMd