Alarmi është lëshuar të martën në mëngjes në veri të Kosovës.
Siç shkruan portali lokal “KoSSev”, ka pasur arrestim të një personi në një sallon flokësh në Mitrovicën e Veriut. Sipas dëshmitarëve, policët kanë hyrë në sallon dhe e kanë nxjerrë një person nga objekti.
KOHA nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit të artikullit. Lajmi do të përditësohet sapo të ketë njoftim zyrtar.
Që nga 26 maji, serbët në veri janë duke protestuar kundër vendosjes së kryetarëve të rinj të komunave në objektet komunale në veri.
Protestat fillimisht ishin të dhunshme. Nga përplasjet pësuan 30 ushtarë të KFOR-it e disa policë të Kosovës.