Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman martohet me partnerin Oliver Mulherin

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman është martuar me partnerin e tij, Oliver Mulherin, në një ceremoni buzë detit.

Një lajm krejt i papritur ishte ai që erdhi këtë janar nga CEO i ‘OpenAI’, Sam Altman. Ai është martuar me mikun e tij më të mirë prej shumë kohësh, Oliver Mulherin, në një ceremoni private në Hawaii. Ish-presidenti i “Y Combinator” zgjodhi një mënyrë mjaft të rezervuar për të kurorëzuar dashurinë me Oliver, edhe për arsye se ky i fundit ka qenë kryesisht larg syrit të publikut.

Ngjarja intime ndodhi më 10 janar 2024, pranë rezidencës së Altman, në Hawaii, ku morën pjesë një grup i ngushtë familjarësh dhe miqsh.

Çifti, të veshur me këmisha të bardha, iu betuan njëri-tjetrit në prani të Jack Altman, vëllai i CEO-s dhe themelues i “Lattice”.

Altman dhe Ollie, më vonë e ndanë lajmin edhe në Instagram. Ollie u shpreh: “U martova me mikun tim më të mirë dhe dashurinë e jetës sime”.