Shënkolli dhe krye kisha shqiptare

Ndoc Bushgjoka

“Nessun maggior dolore Che ricordarsi del tempo felice Nella miseria.”Dante Alighieri.

Në KISHEN E SHENKOLLIT në Lezhe  Shenjti yne, Princi i Arbnisë  Gjergj Kastrioti, bashkoi e besatoi shqiptarët për herë të parë, e të fundit deri më sot.

Shënkolli ishte dorzanë i asaj beslidhje të lavdishme.(Mos qoftë e fundit !)

Nuk ishte rastësi që në Kishën e Shënkollit. Kryeheroi ynë dhe Kalorësi i Parë i Krishtit, lumnoi e shkoi në amshim.

Ç’ përfaqëson për ne Skënderbeu, sot mbas pesë shekujsh ?”  –  pyet Noli në perfundim të gjithë studimeve të tij jetësore për Heroin tonë.  Dhe përgjigjet:

 “Ai jeton midis nesh.  Nganjëherë pyes veten i habitur nëse mund të ketë sot ndonjë njeri që të jetë po aq i gjallë sa Skenderbeu !”

Ndaj në festat tona Shenjtori Gjergj Kastrioti është drita dhe frymëzimi.  

Ai na ndrinë mendjen dhe udhën.

E tillë eshtë veçanërisht festa e madhe e Shënkollit.

Gezuar Shënkollin ju nipa e mbesa të Gjergj Kastriotit.

Gezuar me liri.

Se pa liri nuk ka festë as gëzim.

Siç ka thënë Dante,  

“S’ka trishtim më të madh se kur kujton kohën e bardhë në mjerësi.

“Shënkoli na nimoftë me zbue më të pafeun që ka pa fisi i shqiptarit.

LIBERA  NOS  A  MALO !