Shijak/ Dhunoi babanë dhe kërcënoi se do ta vriste me sëpatë! RENEA ndërhyn për ta arrestuar! Shikoni videon e operacionit!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga forcat RENEA pasi ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë.

Në pranga është vënë shtetasi Eduart Hoxha, banues në Rubjek, Shijak.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit Eduart Hoxha, 35 vjeç, banues në Rubjek.