Shteti i Iowas njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Ameriokës, ka njoftuar se shteti i Iowas e ka njohur edhe zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e postuar në platformën X, Ambasada ka falënderuar Guvernatorin Kim Reynolds dhe Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate për këtë vendim.

“Kjo deklaratë është një dëshmi e vërtetë e miqësisë dhe partneritetit të thellë që gëzojnë Kosova dhe Iowa”.

“Faleminderit që festuat Ditën e Pavarësisë me ne dhe për angazhimin, dashurinë dhe mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë rrugës”, ka thënë Ambasada në njoftim.

Tutje, thuhet se që nga viti 2013, “partneriteti ynë vetëm është forcuar, nga partneriteti i Gardës Kombëtare të Iowa-s deri te marrëdhëniet e Qytetit si Motër me nëntë komuna e më gjerë”.

“Jemi të lumtur që shohim bashkëpunimin tonë të lulëzojë në akademi, kulturë dhe mes njerëzve tanë”.

Kosova më 17 shkurt 2024, feston 16 vjetorin e Pavarësisë.