“Sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë t’ja kushtëzojë burrit martesën vetëm me atë”, Kera: Disave s’ju lejohet të marrin as një

“Burrë me shumë gra, ç’mendojnë shqiptarët”, është kjo tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

I ftuar në emision është edhe teologu, Vladimir Kera, i cili thotë se në Islam monogamia është rregulli, ndërsa poligamia është përjashtim i lejuar.

Vladimir Kera, teolog: Kurani është i pari libër fetar që ka kufizuar martesën të shkruar në tekst. Në Kuran, Zoti i Gjithësisë e kufizon martesën në numër dhe thotë preferon që “të mjaftoheni me një”. Përdoret për herë të parë termi “një” në Kuranin familjar. Monografia është rregulli, poligamia është përjashtim i lejuar, nuk është e kundërta, thelbi është monogrami.

Gjatë fjalës së tij, Kera thotë se sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë të ja kushtëzojë martesën me gra të tjera bashkëshortit të saj.

Vladimir Kera, teolog: Sipas Islamit, gruaja e parë ka të drejtë të ja kushtëzojë burrit martesën vetëm me atë dhe nëse në aktin e celebrimit, ajo e deklaron këtë që “ti duhet të më marrësh vetëm mua”… Në bashki, nuk ka akt tjetër. Në xhami ka vetëm autoritet moral. Autoriteti duhet të jetë institucional, nuk është thjesht moral. Një grua ka të drejtë fetarisht të ja kushtëzojë martesën burrit, vërteton që martesa monogame është primare. Poligamia është një derë e hapur për çështje sociale, kulturore, ekonomike, gjithëpërfshirëse të kulturave të ndryshme që mund të jenë në botë.

Kera thotë se fetarisht disa personave nuk ju lejohet të marrin asnjë grua duke qenë se nuk plotësojnë asnjë kriter.

Vladimir Kera, teologFetarisht, disa njerëzve nuk ju lejohet të marrin as një grua sepse nuk plotësojnë asnjë kriter, as ekonomik, as psikik, as social, as mirëmbajtje familje. Nuk ka kushte ekonomike, nuk ka pjekuri mendore.