Sneijder vlerëson se Shqipëria do të jetë befasia e Evropianit

Më pak se tre orë kanë mbetur deri në nisje të tërheqjes së shortit për “Euro 2024”. Vëmendja do të jetë te kundërshtarët që do t’i ketë Shqipëria.

Shqipëria është në vazon e dytë. Para tërheqjes së shortit në Hamburg që nis në orën 18:00, ka folur Wesley Sneijder.

Sneijder është legjendë e futbollit holandez, ndërsa karrierë ka bërë me skuadra si Ajaxi, Real Madridi, Interi, Galatasaray, Nice dhe Al-Gharafa.

Ai ka vlerësuar se befasia e Evropianit është Shqipëria.

“Lojtari më i mirë: Bellingham. Ekipi befasues: Shqipëria. Golashënuesi më i mirë: Harry Kane. Lojtari më i mirë: Kylian Mbappe. Finalja: Franca – Anglia. Fituese: Anglia”, ka qenë parashikimi i Sneijderit për faqen e UEFA-s.