Spanja njohu pasaportat e Kosovës, Muriqi: Si mund të mos e dua këtë vend

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, i cili luan për ekipin spanjoll të Mallorcas ka reaguar pas lajmit të dhënë nga Besnik Bislimi, se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

Nga ky moment qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizet lirshëm edhe në shtetin iberik.

Muriqi i gëzuar ka pyetur se si mund të mos e dashuroj Spanjën pas këtij vendimi.

“Si mund të mos të dua Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në gjuhën spanjolle.