Dhjetra njerëz kanë sulmuar ambasadën izraelite në Jordani pas shpërthimit të spitalit në Gaza.
Forcat e sigurisë kanë bërë të mundue ndalimin e tyre.
Videot në Twitter tregojnë një turmë të zemëruar që rrethon ndërtesën dhe përpiqet të futet brenda.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se të paktën 500 njerëz janë vrarë në sulmin ajror izraelit në Spitalin Arab al-Ahli.
Spitali, i cili ndodhet në Rripin qendror të Gazës, është bombarduar pa asnjë paralajmërim paraprak, sipas zëdhënësit të ministrisë.
Kjo duke shkaktuar shkatërrime të rënda që e pengojnë atë të vazhdojë dhe të ofrojë shërbime mjekësore për mijëra njerëz.
Ky spital mban qindra, nëse jo mijëra, palestinezë që janë plagosur gjatë sulmeve të vazhdueshme izraelite në enklavën e rrethuar.
Qindra njerëz mendohet se janë ende nën rrënoja.
Qeveria e Hamasit në Gaza e përshkroi sulmin si një “krim lufte”.
“Spitali strehonte qindra të sëmurë dhe të plagosur, dhe njerëz të zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të tjera izraelite”, thuhet në një deklaratë.
Rreth 3 mijë njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.
Më shumë se 1 mijë e 400 njerëz në Izrael janë vrarë.
Dr Hussam Abu Safiya, kreu i pediatrisë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, thotë se bombardimi i spitaleve është “i pandërgjegjshëm dhe megjithatë ne e kemi parë atë përsëri dhe përsëri”.
“Ne po luftojmë për të shpëtuar fëmijët e plagosur, nënat shtatzëna, foshnjat po lindin këtu”, tha Abu Safiya në një deklaratë pas sulmit në Spitalin Arab al-Ahli.
“Mbi 200 trupa të pajetë u sollën sot në spitalin Shifa, kryesisht gra dhe fëmijë. Ata duhet të ndalojnë së synuari ne”.
Zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari thotë se raportet për një sulm të mundshëm janë ende në shqyrtim.
Hagari thotë se nuk i ka ende të gjitha informacionet dhe detaje të tjera do të jepen kur të jetë e mundur.
Ai thotë se nuk e di ende nëse shpërthimi, i cili thuhet se shkaktoi qindra viktima, ishte një sulm izraelit.