Raportohet se një ish-deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë Zgjedhja Greke Vasilis Gramenos.
Sipas informacioneve, incidenti nisi në seancën plenare ku po shqyrtohej heqja e imunitetit të kreut të Zgjedhjes Greke, Kyriakos Velopoulos pas një padie të ngritur ndaj tij nga babai i Konstantinos Floros për sulmet që kishte pranuar në mediat sociale pas të cilave ai pretendon se ndodhet lideri i Zgjedhjes Greke ,Kyriakos Velopoulos.
![](https://historiashqiptare.net/wp-content/uploads/2024/04/image-189.png)
Sapo kanë dalë nga seanca plenare dhe teksa kanë qenë në shkallë, deputeti Vassilis Grammenos është goditur me grusht nga deputeti Floros, pasi kanë debatuar me fjalë.
Floros: Këtë do ta vendosin gjyqtarët.
B. Grammenos: Mbylle gojën plehrë
K. Floros: Hajde këtu
B. Grammenos: Të ….nënën … Ty dhe mamanë tënde do të … dhe do të të çoj me pranga brenda e do ta mbash mend, p*sht.
Pas këtij debati verbal, kanë dale nga salla dhe më pas deputeti Floros e ka kapur nga qafa, e ka ka rrëzuar në tokë dhe e ka qëlluar me grusht.