“Të pafat”, “Jemi në grupin e vdekjes”, mediat italiane dhe spanjolle reagojnë pas shortit

Mediat italiane dhe spanjolle kanë reaguar pas hedhjes së shortit të “Euro 2024”, ku Italia dhe Spanja ranë në grupin B, së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.

“Hamburgu nuk i sjell fat Italisë”, shkruan faqja sportive italine sportmediaset.it.

“Grup i vështirë për ekipin e Luciano Spalleti”, shton “Gazzetta dello Sport”.

Ndërsa spanjollja “AS” shkruan se Spanja “ka rënë në grupin e vdekjes”.

“Marca” shkruan: “Spanja njeh rrugëtimin e tmerrshëm në Evropian. Shorti tregoi tre hapat e parë, shumë të vështirë, të Spanjës”.