Togeri i FSK-së merr çmim në SHBA

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në Gjilan, ku një person dyshohet se ka kërcënuar me jetë prindërit e tij dhe ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht babain e moshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një person i cili është recidivist i dhunës në familje.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas kërkesës së 21-vjeçarit që prindërit e tij t’ia japi disa para dhe që më pas, i njëjti dyshohet të ketë tentuar ta sulmojë babain e tij me ‘dana’ (pinca – mjet i punës). Në revolt e sipër, ai dyshohet t’u ketë drejtuar prindërve të tij se po të kishte një armë do t’i vriste të dy.

Burrë e grua të shqetësuar nga veprimet e djalit të tyre, kanë kërkuar ndihmën e Policisë, gjë që ka bërë që i riu të përfundojë në pranga.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.