Ukraina shkatërroi anijen ruse në Detin e Zi! Inteligjenca e Kievit: Anija ruse ‘Caesar Kunikov’ u fundos

Forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën dhe shkatërruan anijen ruse  “Cesar Kunikov”. Në fakt, kjo ka ndodhur në zonën Alupka, e cila është në Krimenë e pushtuar përkohësisht.

Operacioni mbi anijen rus është kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (GUR).

Në sulm janë përdorur dronët ujor Magura, kurse anija është dëmtuar dhe nuk mund të riparohet, kështu të paktën pretendojnë zyrtarët që konfirmuan fundosjen në Detin e Zi.

Tani janë publikuar edhe pamjet nga ky operacion ushtarak. Në anën tjetër rusët akoma nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm.

Anija gjigante përdorej nga forcat e Putinit për transportimin e raketave dhe dronëve për sulme në Ukrainë.

Rusia ka tentuar të kryer një operacion të madh shpëtimit në det, që përfshinte anije, nëndetëse dhe helikopter.