Ukraina shkatërron sisteme të tëra ruse në Krime

Ushtrisë ruse i janë shkatërruar disa avion, radar dhe sistemin anti-raketor S-400 në Krime.

Në zonën e aeroportit ushtarak “Belbek” pranë Sevastopolit në Krimenë e pushtuar përkohësisht, natën e 15 majit, zjarri shpërthyen si pasojë e një sulmi me raketa.

Territori ukrainas që u aneksua në 2014-n u bë zonë e bombardimeve ukrainase në ditët e fundit, duke u shkatërruar disa kamionë ushtarake dhe sisteme të lëshimit së raketave.

Çfarë pajisje mund të ketë në aeroport gjatë sulmit

Imazhet satelitore tregojnë se të paktën tre zjarre shpërthyen në pistën dhe parkingun e avionëve në bazën ajrore Belbek.

Sipas disa të dhënave, 12 avionë Su-27, 12 avionë Su-27SM, tre avionë trajnimi dhe luftarakë Su-27UB dhe 5 Su-30M2 me dy vende mund të nodheshin në aeroport.