Ushtria ruse njoftoi: “Ne po tërhiqemi!”

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pushtuesit u tërhoqën nga pozicionet e tyre në veri të Bakhmutit.

Pasi njoftuan të premten se forcat ukrainase kishin kryer 26 sulme në drejtim të Soledarit dhe se më shumë se 1000 ushtarë dhe deri në 40 tanke përgjatë gjithë vijës së frontit në një gjatësi prej mbi 95 kilometrash kishin marrë pjesë në sulm dhe se të gjitha sulmet ishin kryerduke zmbrapsur rusët.

Ministria ruse e Mbrojtjes  pranuan se forcat e tyre ishin tërhequr. Forcat ruse u tërhoqën në një zonë, siç u tha, për arsye taktike.

Sipas njoftimit të ministrisë, bëhet fjalë për një tërheqje në “pozicione më të favorshme” pranë rezervuarit Berkhivka në veriperëndim të Bahmutit.

Tërheqja e ushtrisë ruse lejon Forcat e Armatosura të Ukrainës të kontrollojnë rrugën për në Chasiv Yar – një rrugë e rëndësishme për furnizimin dhe përforcimin e forcave ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes e paraqet këtë informacion sikur gjithçka është në rregull me ta.