Vdes diplomati amerikan që ndihmoi në çlirimin e Kosovës

Diplomati amerikan, i cili udhëhoqi fushën diplomatike të kampanjës së NATO-s në Kosovë në vitin 1999, James F. Dobbins, ka vdekur të hënën, në moshën 81-vjeçare.

Siç raporton “New York Times“, ai do të mbahet mend edhe si diplomat që pati role në prapaskenë në disa prej çështjeve më delikate transatlantike të Luftës së Ftohtë, përfshirë negociatat tregtare dhe transportin e armëve bërthamore në Evropën Perëndimore.

Ai ka shërbyer si emisar special në Haiti, gjatë intervenimit amerikan më 1994 dhe 1995, kurse më vonë mori rol për ruajtjen e paqes dhe rindërtimin në Bosnje dhe Kosovë.

Familja e tij ka njoftuar se Dobbins ka vdekur në spital, si pasojë e komplikimeve nga sëmundja e Parkinsonit.