VIDEO: Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ia terron serbit në raundin e parë

Viktima e radhës e boksierit Roberto Bakaj ishte serbi Jovan Zdelar, i cili ra për tokë pas këtyre breshëri goditjesh të luanit shqiptar në raundin e parë.

Gjatë matjeve, Bakaj e ironizoi keq serbin duke i dhuruar trëndafila.

Vet fakti se kundërshtari ishte nga Serbia bëri që Roberto Bakaj të motivohet edhe më fort për këtë meç.

Gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, Bakaj ka tetë fitore në po aq ndeshje e të gjitha këto i ka arritur me KO.

Për Minuta e Fundit në Klankosova, Roberto Bakaj u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore si dhe e tregoi arsyen se pse i dhuroi lule boksierit serb.

Ky ishte meçi i fundit i Roberto Bakajt për vitin 2022.