VIDEO| Momenti kur autobusi bie nga ura dhe përfundon në lumë, 4 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Shën Petersburg të Rusisë, ku një autobus me rreth 20 pasagjerë u rrëzua nga ura dhe përfundoi në ujërat e lumit Moyka.

Sipas informacioneve të Ria Novosti, katër persona janë gjetur të vdekur, ndërsa gjendja e katër pasagjerëve të tjerë të shtruar në spital është jashtëzakonisht kritike.

Në videot e publikuara në rrjete sociale autobusi shihet duke lëvizur më shpejtësi në një udhëkryq, ku pasi përplas një automjet del nga rruga dhe bie nga ura në lumë.

Shoferi i autobusit, i cili për arsye që ende nuk dihen humbi kontrollin e mjetit, duke shkaktuar tragjedinë me 4 viktima. Ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme ruse.