VIDEO/ Përplasja në ajër e helikopterëve të marinës në Malajzi, dhjetëra të vdekur

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.

Njëri prej helikopterëve preu helikën e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 në qytetin malajzian Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine.

“Të gjitha viktimat u konfirmuan të vdekur në vend dhe trupat u dërguan në Spitalin Ushtarak [Lumut] për identifikim,” tha Marina Mbretërore Malajziane.